NOA Control eshte akredituar nga Drejtoria e Pergjithshme e Akreditimit dhe miratuar nga Organet perkatese sipas Standardit EN ISO/IEC 17024:2012 si organizem që operon në fushën e certifikimit të personave për:
A: Instalues dhe mirëmbajtës të pajisjeve, impianteve dhe instalimeve elektrike të tensionit të ulët ( ITU);
B: Instalues të autorizuar për linjat ajrore ose nëntokësore me tension të lartë deri 30 kV (përfshirë), Tipi 1;
C: Instalues të autorizuar për linjat ajrore ose nëntokësore me tension të lartë mbi 30 kV, Tipi 2;
D: Instalues të autorizuar për instalimet elektrike të tensionit të lartë me tension nominal jo më të madh se 30 kV, AT1;
E: Instalues të autorizuar për instalimet elektrike të tensionit të lartë pa kufij tensioni, AT2.