Rreth Nesh
Shoqëria Noa Control, një kompani e themeluar në vitin 2015, është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit si trupë Inspektuese, Çertifikuese dhe Testuese dhe e miratuar nga organet përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
Noa Control është e specializuar në ofrimin e shërbimeve profesionale të inspektimit, çertifikimit dhe testimit për sektorë të ndryshëm të industrisë.
Që nga fillimi i aktivitetit të saj në vitin 2015, Noa Control ka ndërtuar një reputacion të fortë të bazuar në profesionalizëm, integritet, paanashmëri dhe përkushtim ndaj cilësisë. Kompania operon me një staf të kualifikuar dhe me përvojë të gjerë teknike, duke vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare përkatëse.
Proçeset tona realizohen përmes metodologjive të strukturuara, përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dhe proçedurave të kontrolluara, duke garantuar rezultate të sakta, të besueshme dhe plotësisht të pavarura dhe konfidenciale.
Qëllimi ynë është të kontribuojmë në rritjen e sigurisë, cilësisë dhe përputhshmërisë në treg, duke mbështetur bizneset në përmbushjen e kërkesave ligjore dhe teknike. Ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara, të përshtatura sipas nevojave specifike të klientëve tanë, me fokus në efikasitet, transparencë dhe standarde të larta profesionale.
Përmes angazhimit të vazhdueshëm për përmirësim dhe inovacion, Noa Control synon të jetë një partner i besueshëm dhe afatgjatë për klientët e saj, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e performancës së tyre.
Misioni i NOA Control është të ofrojë shërbimet e inspektimit, çertifikimit dhe testimit, si një organ i vlerësimit të konformitetit, i pavarur dhe i paanshëm, në përputhje me standardet përkatëse ISO/IEC dhe kërkesat e organeve akredituese.
Ne jemi të përkushtuar për ofrimin e rezultateve të besueshme, të sakta dhe të qëndrueshme, të cilat mbështesin përputhshmërinë rregullatore, reduktimin e rrezikut dhe krijimin e besimit në shërbime, proçese dhe sisteme, duke garantuar/ ruajtur integritetin teknik, konfidencialitetin dhe paanshmërinë.
Vizioni i Noa Control është të njihet si një organ i vlerësimit të konformitetit i besueshëm dhe i akredituar, që operon në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe kontribuon në besueshmërinë e vlerësimit të konformitetit në nivel kombëtar dhe rajonal.
Ne synojmë përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të sistemit tonë të menaxhimit të cilësisë, kompetencës teknike dhe efektivitetit të shërbimeve, për të përmbushur kërkesat në zhvillim të autoriteteve rregullatore, klientëve dhe palëve të interesuara.
Ne indentifikojmë, analizojmë dhe menaxhojmë faktorët e rrezikut që ndikojnë paanshmërinë dhe pavarsinë shërbimeve të ofruara, duke garantuar cilësi, objektivitet dhe paneshmeri në të gjitha aktivitetet dhe parimet themelore të vlerësimit të konformitetit, në përputhje me kërkesat e standardeve ISO/IEC.
Ne sigurojmë që i gjithë personeli i përfshirë në aktivitetin e vlerësimit të konformitetit të jetë i trajnuar dhe teknikisht kompetent.
Ne sigurojmë që i gjithë personeli i përfshirë në aktivitetin e vlerësimit të konformitetit të jetë i trajnuar dhe teknikisht kompetent.
Ne mirëmbajmë dhe përmirësojmë vazhdimisht sistemin tonë të menaxhimit të cilësisë për të rritur efektivitetin, besimin e klientëve dhe përputhshmërinë me kërkesat e organeve akredituese.