Inspektimi i pajisjeve, instalimeve dhe impianteve elektrike

Shoqëria NOA CONTROL Shpk është e akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit sipas standardit ISO/IEC 17020:2012 Trupë Inspektuese Tipi A dhe është miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si OMVK me numer identifikimi OMI 013 për inspektimin e paisjeve, instalimeve dhe impianteve elektrike si me poshtë:

  • Inspektimi i instalimit elektrik në ambiente të zakonshme.

  • Inspektimi i impianteve elektrike në ambiente me rrezik zjarri ose në zona potencialisht shpërthyese (ATEX – Explosive Atmospheres).

  • Inspektimi i linjave ajrore të tensionit mbi 1000V, ku përfshihet:

    • Matja e fushës elektrike dhe magnetike në linjat e tensionit të lartë.

    • Matja e rezistencës së tokëzimit.

    • Matja e vertikalitetit të shtyllave.

    • Inspektimi i gjendjes së izolatorëve.

    • Inspektimi vizual i linjave/shtyllave të tensionit të lartë.

  • Inspektimi i impiantit të mbrojtjes nga shkarkimet atmosferike.

  • Inspektimi i impiantit shpërndarës / nënstacionit.

  • Inspektimi i kabinave elektrike TM/TU.

  • Inspektimi i dispozitivit diferencial të vendosur në pajisjet, instalimet dhe impiantet elektrike.

  • Inspektimi i linjave kabllore TM/TL.

  • Inspektimi i impiantit të tokëzimit.

  • Inspektimi i fushës elektromagnetike të pajisjeve, impianteve, sistemeve dhe linjave transmetuese.

Na Kontaktoni