Politika e Cilësisë

POLITIKA E CILËSISË

Politika e Cilësisë e NOA CONTROL fokusohet në ofrimin e shërbimeve me Zero-Defekte. Kjo politikë i komunikohet stafit të NOA CONTROL të cilët punojnë brenda apo në emër të saj edhe palëve të interesuara.

NOA CONTROL angazhohet:

  • Të ofrojë shërbimet më të mira me prioritet kryesor zero defekte
  • Te ofroje cilësi te  lartë dhe efikasitet të punës sonë per te arritur për sukses financiar dhe zhvillim të shëndetshëm të kompanisë
  • Të zbatojë kërkesat përkatëse ligjore, rregullatore dhe kontraktuale për shërbimet që ofron
  • Të arrijë nivelet më të larta të kënaqësisë së klientit dhe gjithashtu të kontribuojë në zhvillimin, efikasitetin dhe produktivitetin e klientëve të saj
  • Të sigurojë dhe mirëmbajë pozicionin e saj si “Partner i besuar” për klientët e mundshëm dhe autoritetet që kanë nevojë të aksesojnë të dhënat e saj
  • Të sigurojë që të gjithë shërbimet janë zhvilluar sipas standardeve të përshtatshme, etike dhe teknike
  • Të garantojë nivelin më të lartë të cilësisë, mjedisdashës, pa rreziqe për sigurinë dhe shëndetin në punë, mëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve dhe aktiviteteve që kryhen në shoqërinë tonë
  • Zbatimi i vazhdueshëm i rregullave të praktikave të mira dhe respektimi i procedurave të auditimit, kontrollit teknik dhe procedurave të certifikimit janë një kusht thelbësor për ruajtjen e pozicioneve tona të punës.
  • Të sigurojë transparencë të plotë duke bërë publik informacionin mbi certifikimet e dhëna, formularin e aplikimit për shërbimet përkatëse, mundësinë për të apeluar/ankimuar ose dhënë komente mbi cilësinë e shërbimit, pjesë të sistemit të të menaxhimit të cilësisë, etj. në formë elektronike (e-mail, faqe interneti, etj.) ose në formë të shkruar
  • Të menaxhojë konfliktin e interesit dhe sigurimin e paanshmërisë, konfidencialitetit dhe objektivitetit të sistemit të inspektimit, testimit, certifikimit
  • Forcimin, ndërgjegjësimin, aftësimin dhe kompetencën e punonjësve dhe punonjësve të kontraktuar dhe nxitjen e dialogut me Ofruesit e jashtëm, klientët dhe komunitetin

Për arritjen e këtyre objektivave, menaxhmenti i lartë i  kompanisë angazhohet të sigurojë të gjitha burimet e nevojshme.